Jemi në fushatë zgjedhore dhe padyshim vëmendja është e shtuar te kandidatët për kryetar Bashkie, e më specifikisht vëmendjen më të madhe e ka marrë Tirana.
Kësaj here është Belind Këlliçi i cili ka zgjedhur që t’i drejtohet me një mesazh për këdo që abuzon me taksat e qytetarëve të Tiranës.
Ai ka nxjerr gishtin e mesit, duke shkruar “Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë”.
Një vendim i tillë e ka vënë atë në qendër të vëmendjes, disa e kanë vlerësuar, por ka pasur edhe të tjerë që e kanë kritikuar.