Më shumë se 1 mijë persona mendohet se janë lënduar nga tërmeti më i fortë që goditi Tajvanin në çerek shekulli. Numri i viktimave mbetet i njëjtë, 9 banorë humbën jetën, ndërsa autoritetet thonë se më shumë se 90 njerëz mendohet se janë ende të bllokuar në tunele dhe rrugë të shembura përgjatë vijës bregdetare.
Operacionet e shpëtimit për të arritur 77 personat e bllokuar në dy tunele përgjatë rrugës në Hualien vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Pamjet tregojnë pamje apokaliptike, se si edhe malet janë shkatërruar nga lëkundjet me magnitudë 7.2 të shkallës rihter. Shumë ndërtesa vijojnë të jenë të shkatërruara, ndërsa rrugët u bllokuan dhe linjat hekurudhore u ndërprenë.