Numri i automjeteve elektrike në rrugët anembanë botës po gëlon gjithmonë e më shumë në rritje, duke shënuar shifra rekord.
Ky do të duhet të ishte një lajm i mirë, pasi bota përpiqet të heqë dorë nga karburantet fosile që po shkatërrojnë klimën globale.
Por ndërsa makinat elektrike (EV) bëhen më të njohura, disa pyesin se sa miqësore me mjedisin janë ato.
Bateritë në automjetet elektrike, për shembull, ngarkohen me energjinë që vjen drejtpërdrejt nga rrjeti elektrik – i cili në vetvete shpesh mundësohet nga lëndët djegëse fosile.
Dhe ka pyetje se sa energji intensive është ndërtimi i një EV ose një baterie EV, kundrejt ndërtimit të një automjeti të krahasueshëm tradicional.
A janë automjetet elektrike më të gjelbërta?
Përgjigja e shkurtër është po – por potenciali i tyre i plotë i gjelbër është ende shumë vite larg.
Ekspertët pajtohen gjerësisht se automjetet elektrike krijojnë një gjurmë më të ulët të karbonit gjatë jetës së tyre sesa makinat dhe kamionët që përdorin motorë tradicionalë me djegie të brendshme.
Vitin e kaluar, studiues nga universitetet e Kembrixhit, Exeter dhe Nijmegen në Holandë zbuluan se në 95% të botës, vozitja e një makine elektrike është më e mirë për mjedisin sesa ngarja e një makine me benzinë.
Rrjetet e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të botës ende ushqehen nga lëndë djegëse fosile si qymyri ose nafta, dhe EV-të varen nga kjo energji për t’u ngarkuar.
Më vete, prodhimi i baterive EV mbetet një proces me energji intensive.
“Prodhimi i automjeteve elektrike çon në emetime dukshëm më të mëdha sesa prodhimi i makinave me benzinë … që është kryesisht nga prodhimi i baterive”, deklaron Florian Knobloch nga Qendra e Kembrixhit.
Një studim nga Iniciativa e Energjisë e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts zbuloi se prodhimi i baterisë dhe karburantit për një EV gjeneron emetime më të larta sesa prodhimi i një automobili.
Por këto kosto më të larta mjedisore kompensohen nga efikasiteti më i lartë i energjisë elektrike i EV-ve me kalimin e kohës.
Shkurtimisht, emetimet totale për kilometër për makinat me bateri janë më të ulëta se makinat e krahasueshme me motorë me djegie të brendshme.
Bateritë janë emetuesi më i madh
EV-të mbështeten në bateritë e ringarkueshme litium-jon për të funksionuar.
Procesi i prodhimit të këtyre baterive – nga përdorimi i lëndëve të para si kobalti dhe litiumi, deri te prodhimi në fabrika gjigante dhe transporti – është energji intensive dhe një nga burimet më të mëdha të emetimeve të karbonit nga automjetet elektrike sot, thanë ekspertët.
Gigafabrikat janë objekte që prodhojnë bateri EV në një shkallë të gjerë.
“Prodhimi i automjeteve elektrike çon në shumë më shumë emetime sesa prodhimi i makinave me benzinë. Në varësi të vendit të prodhimit, kjo është midis 30% deri në 40% shtesë në emetimet e prodhimit, që është kryesisht nga prodhimi i baterive”, shtoi Knobloch.
Këto shifra më të larta të emetimeve të prodhimit shihen si “një investim fillestar, i cili shpërblehet mjaft shpejt për shkak të reduktimit të emetimeve gjatë gjithë jetës”.
Kina aktualisht dominon prodhimin e baterive, me 93 gigafabrika që prodhojnë bateri litium-jon kundrejt vetëm katër në SHBA, raportoi Washington Post.
Bateritë e prodhuara në gjigafabrikat e vjetra në Kinë zakonisht furnizohen me lëndë djegëse fosile, sepse ky ishte trendi pesë deri në 10 vjet më parë.
Pra, automjetet elektrike që janë ndërtuar me bateri nga fabrikat ekzistuese do të kenë gjurmë të mëdha karboni.
Ekspertët theksuan konsiderata të tjera rreth prodhimit të baterive.
Ato përfshijnë praktika minerare joetike dhe të paqëndrueshme për mjedisin, si dhe një natyrë komplekse gjeopolitike të zinxhirit të furnizimit, ku vendet nuk duan të mbështeten te kombet e tjera për lëndët e para si kobalti dhe litiumi, ose bateritë e gatshme.
Lëndët e para të minierave të nevojshme për prodhimin e baterive ka të ngjarë të jenë të fundit që do të dekarbonizohen.
Riciklimi dhe dekarbonizimi i rrjetit
Sot, shumë pak nga bateritë e shpenzuara riciklohen.
Ekspertët thanë se kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës pasi lëndët e para të nevojshme për prodhimin e baterive janë në furnizim të kufizuar, duke i lënë firmat pa zgjidhje tjetër veçse të riciklojnë.
Shumica e kompanive të automjeteve tashmë po punojnë për të siguruar që kanë kapacitet të konsiderueshëm riciklimi përpara se automjetet elektrike të fillojnë të arrijnë fundin e jetës gjatë dekadës së ardhshme.
Knobloch nga Universiteti i Kembrixhit tha se shumë kërkime po bëhen në përmirësimin e teknologjisë së baterive, për t’i bërë ato më të qëndrueshme mjedisore dhe më pak të varura nga lëndët e para të pakta.
Më shumë përpjekje nevojiten gjithashtu në dekarbonizimin e rrjetit elektrik, shtoi ai.
Megjithatë, ai vuri në dukje se prodhimi i energjisë elektrike duke përdorur burime të rinovueshme do të vazhdojë të emetojë gazra serë pasi ka emetime nga prodhimi i paneleve diellore dhe turbinave të erës.
Ekspertët pajtohen se një kalim nga makinat me benzinë në ato elektrike nuk është një kurë për luftën globale kundër ndryshimeve klimatike.
Ajo duhet të shkojë krah për krah me ndryshimet shoqërore që promovojnë përdorim më të madh të transportit publik dhe mënyrave alternative të udhëtimit, duke përfshirë biçikletat dhe ecjen.
Reduktimi i përdorimit të automjeteve private kërkon shumë financime dhe planifikim politikash.
Aktualisht ka rreth 1.2 miliardë makina me karburant në rrugë globalisht – ky numër pritet të rritet në mes 1.8 miliardë në 2 miliardë.
Në krahasim, aktualisht ka vetëm rreth 10 milionë automjete elektrike.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që numri i makinave elektrike, autobusëve, furgonëve dhe kamionëve të rëndë në rrugë pritet të arrijë në 145 milionë deri në vitin 2030.
Edhe nëse të gjithë do të ngisnin automjete elektrike në vend të makinave me benzinë, do të kishte ende shumë emetime nga automjetet me prizë për shkak të vëllimit të tyre të madh, sipas Knobloch.