Vendi ynë po përjeton kriza demografike të thelluara vit pas viti. Plakja e popullsisë po çon në rënie të shpejtë të numrit të lindjeve.
Të dhënat zyrtare të INSTAT të ditës së sotshme referojnë se në të gjithë vendin vitin e kaluar kanë lindur 22,210 bebe, me një rënie vjetore 10 % ose 2478 foshnja më pak se në vitin 2022.
Kjo ishte rënia më e fortë në 30 vitet e fundit nga viti 1993, duke tejkaluar edhe projeksionet më pesimiste për ecurinë e popullsisë së vendit deri në vitin 2060 të zhvilluara nga INSTAT.