Më 1 korrik do të jetë rritja e pagave e punonjësve të policisë. E deklaroi vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla për gazetarët në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Ministri nuk dha shifra të sakta se sa do të jetë rritja e pagës por tha se do të ishte ajo që kanë pritur punonjësit e policisë.
‘Sa i përket pagave me kryeministrin dhe ministrin e financave po vazhdojmë të kemi një diskutim intensiv për të shkuar tek varianti përfundimtar synojmë që në një korrik të realizojmë një pritshmëri shumëvjeçare të punonjësve të policisë të kemi një rritje të fortë të pagave e cila vjen për shkak të mirë menaxhimit financiar’,- tha Balla.