Reshjet e shiut dhe breshrit gjatë muajit qershor dhe ngritja e menjëhershme e temperaturave, kanë shkaktuar dëme të mëdha në prodhim për shumë fermerë në qarkun e Beratit.
Dëmet më të mëdha nga këta faktorë atmosferikë po i vuajnë fermerët e fshatrave Kozare e Perondi në qytetin e Kuçovës dhe fermerët e fshatit Vodicë në Poliçan.
Për fat të keq, atyre u janë dëmtuar të gjitha të mbjellat në tokat bujqësore, madje edhe jonxha për bagëtitë. Dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në pemëtari e vreshta, po ashtu edhe në prodhimin e grurit.
Pas korrjes së tij, shumë fermerë janë përballur me përgjysmim të sasisë, deri në pikën që nuk kanë mbuluar dot as nevojat e tyre familjare.
Sipas fermerëve, dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në pemëtari, sidomos në ullinj, fiq e pjeshkë, por edhe në vreshtari.