Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve për dy bashkitë më të mëdha në vend, Tiranë dhe në Durrës.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të diel (21 maj), kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se Tiranë në total ishin 11939 vota të pavlefshme, 339 të hedhura gabim, ndërsa të vlefshme ishin 209446 vota. Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës me 158,856 vota, ku mundi në këtë garë Belind Këlliçin i cili mori 100,425 vota.
E ndërsa në Durrës, do të drejtojë Bashkinë për 4 vitet e ardhshme Emiriana Sako me 48,512 vota. Në këtë Bashku u gjetën 2773 vota të pavlefshme, 120 ishin të hedhura gabim, ndërsa vota të vlefshme ishin 86757.
Një ditë më parë, KQZ miratoi rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë.