Pak pasi kryebashkiaku Erjon Veliaj i quajti “kafshërore” reagimet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur me një foto të Tiranës së zhytur në pluhur që bën krahasimin me Tiranën e vitit 1980.
“Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri” shkruan Meta, që një ditë më parë tha se”
“Tirana do të jetë në krye të shembjes njëherë e përgjithmonë të tiranisë së korrupsionit, babëzisë, arrogancës, mashtrimit dhe pabesisë. Nuk është çështje vitesh, as muajsh. Do të ndodhë shumë shpejt!”.