Tajfuni ‘Doksuri’ vijon të shkaktojë dëme në Kinë. Mijëra banorë janë evakuuar ndërsa autoritetet atje kanë paralajmëruar se mund të ketë më shumë përmbytje në ditët në vijim.
Deri më tani si pasojë e tajfunit janë shpërngulur nga banesat e tyre 15 mijë banorë. Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar të paktën 20 viktima dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në Pekin autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët për rrëshqitje dheu.
Kina ka disa zona që po përjetojnë reshje rekord, ndërsa në zona të tjera thatësira po kërcënon të mbjellat. Sipas “China Daily”, Qendra Kombëtare Meteorologjike riaktivizoi alarmin e kuq për shira të dendur në veri të vendit të dielën në mbrëmje.