Një sherr mes dy personave në lagjen “Skandërbeg” ka degraduar në përdorimin e armës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 ku sipas policisë personat të identifikuar si R.M. dhe Mondi Çekini janë konfliktuar për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit Çekini ka nxjerrë një pistoletë që e kishte me vete dhe ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa personi që qëlloi me armë zjarri është kapur nga policia vetëm disa minuta pas ngjarjes.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes