Partia e Lirisë ka startuar mbrëmjen e së hënës kampingun veror në Jalë. Në fjalën e tij para të rinjve, kreu i PL, Ilir Meta, deklaroi se partia e tij nuk do të luajë më rolin e “Kingmaker-it”, por do t’i japë pushtetin sovranit.
“Shqipëria duhet të jetë e para në rajon për të mbështetur arsimin. E para për të krijuar vende të reja pune. Përse Maqedonia e Veriut ka shumë zona të lira, si Shkupi 1, Shkupi 2 mbi 10-15 vjet që janë krijuar. Shikoni ça prioriteti i jepet të rinjve. Kurse këtu kemi pastrimin e parave dhe ekspansionin e Ndraghetas në shoqërinë tonë. Këtu kemi kullat me 4-5 mijë euro metri katror, sepse mendojmë se do vijnë ata që do blejnë pasaportat këtu. Kurse për një çift të ri të fejuar, ose martuar ne e dimë sa vite punë duhen për të blerë një shtëpi në Tiranë. Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë “king-maker”. Por synon t’ia japë pushtetin “King-ut” dhe “King-u” është populli i Shqipërisë, është sovrani nëpërmjet referendumit. Kjo garanton që Shqipëria do të jetë e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë sot e përgjithmonë”, tha Meta.
Ilir Meta gjatë fjalës së tij në hapjen e kampit verorë të Partisë së Lirisë në Jalë, u është drejtuar të rinjve duke u thënë se para tyre kanë një njeri që është i specializuar në shembjen e diktaturave, duke paralajmëruar se rrëzimi i qeverisë do të jetë shumë i shpejtë.
“Mua më pëlqen të luaj në ekip, të luaj për ekipit, fitoren e kemi të padiskutueshme. Do bëjmë që demokracia jonë të lëvizë, të mos bjerë më në gjumë, një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë, dhe të rinjtë janë fuqia më e madhe për ta çuar demokracinë para, për të shembur këtë diktaturë të kalbur, të droguar, e një sekti përves që s’ka normë, që është gati të nxjerrë në shitje çdo interes të kombit tonë. Ndërsa ne jemi të vendosur dhe të qartë, asnjë minutë kohë nuk duhet ti lëmë kësaj qeverie gangsterësh që mendon se përmes frikës mund të shkatërrojë të ardhmen e vendit tonë dhe të na largojë të rinjtë nga Shqipëria. Kjo histori ka përfunduar. Mua më pëlqen të luaj në ekip, të luaj për ekipit, fitoren e kemi të padiskutueshme. U është prishur fytyra, shikojini fytyrënxirët e Shqipërisë, të jeni të sigurt që në vitet që vijnë do e kenë shumë të vështirë të vinë në këto zona, kur të dëgjojnë bëmat e tyre, dhe llogarinë para drejtësisë për ato që kanë bërë, para jush është një njeri që është rritur dhe është specializuar për përmbysjet e diktaturave, kështu që në këtë betejë që kemi nisur bashkë nga 25 korriku, të jeni të sigurt se duke bashkuar zemrat, ëndrrat, ne do ta bëjmë Shqipërinë jo vetëm një vend plotësisht demokratik, por një vend shumë më të gëzueshme, më të jetueshëm ”, tha Meta.