Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se ka përgjime të Edi Ramës me grupet kriminale. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha kujtoi edhe njëherë se Rama po pengon marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit për shkak të ekzistencës së këtyre përgjimeve.
Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu Taulant Ballën se ka ndikuar në kthimin e pasurive të konfiskuara të Gentian Sharrës në Elbasan.
“Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar, insistuar ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin. E ka bllokuar Rama në ministrinë e Drejtësisë. E sigurt është që telefonata me atë lloj aparati që Rama dhe të tjerë i besonin se janë ë padeshifruara, po deshifrohen.
Rama është aty 100% dhe prandaj po pengon marrëveshjen. Për cilën përgjime e ka fjalën Meta, këto apo të Elbasanin ku Taulant sharra është personazh kryesor. Të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut të Taulant Sharrës janë hequr. Çdo konfiskim është hequr. Është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër dhe madje Gentjan Sharra vazhdon më thonë aktivitetin në prokurimet publike. Burimet flasin për ndërhyrje direkte nga Taulant shara në këto afera.
Të habitesh që Rama është i regjistruar duke folur me grupe kriminale është shaka. Padiskutim që është duke folur. Uroj të dalin sa më shpejt”, u shpreh Berisha.