Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sërish lidhjet e paligjshme të qeverisë për portin e Durrësit.
Ai u shpreh se nuk do të njohë asnjë vendim, madje shtoi se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegësi penale në lidhje me këtëaferë.
“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafies Rama Alabar përfshijnë vëllezërit Karic dhe më të dashurit e Lukashenkos. Sic e shihni kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies me të rrezikshme. Edi Rama vëllezërit Karic, Vucici prapa tyre pasi vellezërit Karic janë aksionerët kryesore të dy kompanive të Alabarit në Beograd dhe përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë përsipër ndërtimin e Smart City në Minsk ku kompania e Minskit ka për Presidentit ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Në këtë kontekst jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e familjes së tij në Porin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme anti shqiptare dhe anti evropiane sic janë biznesmenë të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit. E vërteta është se në këtë aferë multimiliardeshe kemi të bëjmë me bashkëpunimin gangster politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi.”, tha Berisha.
SHKARKIMI I GLEDIS NANOS:
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u deklarua në lidhje me shkarkimin e ish- Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.
“Nuk kam asnjë respekt të veçantë për Gledis Nanon, u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik se u shkeli na kallo. Thuhet edhe se largimi i tij kishte lidhje me kontenierin e kokainës që u la 5 javë në port derisa u vodhe e gjithë droga dhe kjo nuk duhet të dilte. Kjo e tërboi Ramën. Thuhet edhe se ky takoi Jenor apo Jetmir Latën që i tha ndër të tjera se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro nga Ervis Martinaj, i kishte blerë edhe vilë. E sigurt është që zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk e hiqte kurrë askush veç Ramës, e ka vetëm kryeministri, ministri nuk e shkarkon dot. Ai u hoq për afera të Ramës”, tha Berisha.
AKSIONI OPOZITAR-TAKIMET ME ILIR METËN:
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar sot takimin me kreun e PL-së, Ilir Meta për aksionin opozitar, teksa tha se kryeministri Rama po bën gjysmë grushti shteti me zëvendësimet në Polici dhe SHISH.
A ka një datë kur do jetë protesta e ardhshme? Jeni takuar me Metën?
Jam takuar me zotin Meta, nuk kemi fiksuar një datë fikse, por kemi rënë dakord për një aksion opozitar me këtë regjim i cili po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjen, plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit. Zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë, zhvillime që në një farë mënyre, në një shtet normal të kujtojnë grushte shteti të pjesshme. Ti je kryeminstër, por nuk mund ta heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motiv, e heq atë vetëm për një qëllim të mbrapshtë. Ti nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar Drejtorin që e ka çuar në SHBA. Ti je kryeministër, por ti nuk mund ti shkarkosh sepse janë institucionet më sensitive. Nuk mund të shkarkosh drejtorin e agjencisë kundër larjes së parave, pa dhënë motivin. Në mungesë të shkaqeve çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të besoj se kanë qenë arsye personale. Klani Rama është tashmë i përfolur në të gjitha këto afera. Tani i mori edhe bastet, është përfolur në djegësa dhe call center. Dy persona kanë qenë të njohur në fushën e basteve, Ervis Martini si njeriu më kryesor i kësaj industrie. Fill pas zhdukjes, eleminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për ti marrë kush? Olsi Rama. Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Të gjitha këto që ndodhin nuk janë pa lidhje njera me tjetrën. Lëvizjet e fundit që ka bërë janë një grusht shteti i pjesshëm. Policia, SHISH dhe institucioni i luftës kundër parave janë shumë të rëndësishme. Sot mbreti i basteve është Olsi Rama, tani është i legalizuar. Jam penduar që bastet ishin gjatë qeverisjes sime, por nuk do lejohen.