Arben Ahmetaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, të vendimit të Apelit të GJKKO, për sa i përket vendimit si të ligjshëm të kontrolleve në banesën e bashkëjetueses së tij.
Disa ditë më parë Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar animimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij. Apeli i GJKKO e konsideroi si të rregullt kontrollin e para disa ditësh ndërkohë që në fuqi mbeti sekuestroja që i është vendosur banesës.
Pak javë më parë Arben Ahmetaj thoshte se kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty. Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk ishte informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.
Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.