Hapet kufiri me Greqinë pas përfundimit të grevës dy ditore të doganierëve grekë, por janë regjistruar radhë kilometrike kamionësh. Dhjetëra kamionë që transportojnë mallra drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të rajonit janë duke pritur në tokën shqiptare për të kryer procedurat.
Radha ka arritur deri në 3 kilometra dhe drejtuesit e kamionëve janë shprehur që po presin prej orës 3 të mëngjesit. Vonesat shkaktohen nga fluksi i lartë por edhe kryerja e procedurës së skanimit për çdo mjet transporti. Lëvizja e mjeteve të vogla drejt Greqisë është normale dhe nuk ka fluks.