Geri Ҫupi është padyshim një ndër shqiptarët më të suksesshëm në Europë, ku falë punës, përgatitjes dhe përkushtimit ka arritur të bëjë hapa galopant në fushën e biznesit. Ai është bashkëthemelues i kompanisë MonoChain, një platforme blockchain që fuqizon markat dhe shitësit me pakicë për të ndërtuar e tyre në treg.
MonoChain është fokusuar kryesisht tek “Fashion for Good Plug and Pay”, duke bashkëpunuar me kompani të famshme ndërkombëtare. Kompania në fjalë filloi një partneritet me “Oracle”, koorporatë e teknologjisë së kompjuterave dhe hapi zyra në Sh.B.A dhe në Kosovë. Geri është me origjinë nga Shqipëria dhe në moshën 16 vjeҫ ka shkuar në Angli me bursë në një kolegj në Oxford.
Më pas ka studiuar për shkencë në University of Bath, një ndër 6 më të mirët në Angli. Ai ka realizuar edhe dy start-up, “Jook” dhe “Social DNA” të cilat ia ka shitur kompanisë Levi’s.
Mirëpo ai nuk është ndalur me kaq. Një vit më parë ka lançuar një aplkacion mjaft interesant në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim që të lejojë klientët të kthejnë në para të menjëhershme, gjërat që nuk i duhen më.
Twig i lejon përdoruesit të ngarkojnë imazhe të artikujve të padëshiruar në aplikacionin e tij. Përdoruesit më pas do të marrin një vlerësim dhe një ofertë të menjëhershme për të shitur artikujt e tyre.
Twig, me qendër në Londër, ofron gjithashtu një llogari falas ku klientët mund të dërgojnë dhe marrin pagesa në internet, si dhe një kartë debiti Twig Visa që mund të përdoret në internet ose në dyqan.
Përdoruesit mund të tërheqin një maksimum prej 250 dollarë nga karta e tyre Twig dhe mund të gjurmojnë dhe menaxhojnë fluksin e tyre të parave duke përdorur aplikacionin Twig.
Twig është ndërtuar mbi parimet e ekonomisë cirkulare, në të cilat artikujt e përdorur dhe të padëshiruar ripërdoren në masën e tyre të plotë, duke ndihmuar në këtë formë edhe mjedisin.