Prej mëngjesit të sotëm, Tirana është mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar edhe temperatura të larta mbi 20 gradë në vend.
Ekspertët shpjegojnë se këto grimca të pluhurit saharian kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht.
Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse, pasi shoqërohet me masa të ngrohta ajrore.
Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë.