Rajonet e Tigray dhe Amhara në Etiopinë veriore kanë vazhduar të përjetojnë kushte të rënda thatësire me më shumë se 50 njerëz të vdekur, si dhe 4,000 bagëti.
Ndërsa Etiopia veriore vuan nga thatësira, pjesët jugore dhe lindore të vendit, së bashku me Kenian dhe Somalinë, janë goditur nga përmbytjet.
Somalia pati pasojat më të rëndat nga përmbytjet, me 50 persona të vdekur. Sipas agjencisë somaleze të menaxhimit të fatkeqësive, pothuajse 700,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.
Përmbytjet pritet të vazhdojnë të prekin Afrikën Lindore me paralajmërimin e OKB-së se 4.3 milionë njerëz janë në rrezik nga uria.