Manchester City bën detyrën në stadiumin “Etihad” kundër Brentfordit dhe ngjitet në vend të dytë në renditjen e Premier Ligës. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi minimalisht në sfidën e prapambetur të javës së 18.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, me City-n që krijoi më shumë mundësi shënimi, por Brentford u mbrojt mirë dhe krijoi raste të rrezikshme. Fitoren “Citysens” ia dha Erling Haaland që shënoi në minutën e 71 të lojës.
Me këtë gol, norvegjezi bëhet futbollisti që u ka shënuar të gjithë rivalëve me të cilët është përballur në Premier Ligë. Pas takimit, tekniku Pep Guardiola shprehu kënaqësinë për tri pikët e marra.
‘Për të tilla takime, Haland është futbollisti i duhur. Brendford nuk të lë hapësira, prandaj duhet që të luash me një sulmues tipik. De Bryune qëndroi në stol pas kishte një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës. Është në rregull, por nuk donim të rrezikonim’, u shpreh trajneri i City.
City kapërcen Arsenalin dhe shkon në 1 pikë larg Liverpool kryesues në renditje. Brentford ngelet në kuotën e 25 pikëve në vend të 14.