Aktorja dhe banorja e Big Brother VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Disa mjekë janë futur në ambientet e shtëpisë, të cilët po kujdesen për shëndetin e konkurrentes.
“Banorë, për shkak të një komplikacioni shëndetësor, Egla është nën kujdesin e mjekëve. ‘Vëllai i Madh’ do t’ju lajmërojë për vazhdimin e rrugëtimit të saj.”- shkruhej në zarfin e lexuar nga Juli.
Egla, mbrëmjen e djeshme u zgjodh si lidere e kësaj jave për shtëpinë e ‘BBV3’. Aktorja u shfaq e shtrirë në krevat duke marrë serum. Ajo është e rrethuar nga mjeket, të cilët po kujdesen për të.