Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në përgjigje të kryekomisionerit Celibashi, thotë se nuk do të dorëzohet asnjë dokumentacion shtesë në KQZ, për regjistrimin e PD-së zyrtare në zgjedhje.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!”, shkruan Bardhi në një reagim.
Me ketë refuzim, ka rrezik që edhe PD e Bashës të mos regjistrohet në zgjedhjet vendore, njësoj si ajo e Sali Berishës.