Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një banesë në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë që kanë qenë familjarët ata të cilët pasi kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës kanë lajmëruar policinë. Trupi është çuar për ekzaminim në morg, nga ku pritet të hidhet më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.