Një person është plagosur me armë zjarri në Lagjen “1 Maji” në qytetin e Kuçovës. I plagosuri është gjetur në anë të rrugës, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është i moshës 46-vjeç dhe është identifikuar si Admir Bejo.
I plagosuri është transportuar në spital, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.