Pas 79 votave pro që projektligji për rritjen e pagave mori në Kuvend, ditën e sotme presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar miratimin për rritjen e pagës së tij, kryeministrit, ministrave, deputetëve, ministrave, administratës si dhe institucioneve të pavarura. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk votoi projektligjin për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve pasi ai ishte kundër këtij veprimi.
Votimi i projektligjit në Kuvend ditën e enjte hasi në rezistencë qytetarë pasi disa prej tyre protestuan për disa orë përpara Parlamentit.