Moti i keq është rikthyer sërish në vendin tonë, në të gjithë territorin, me reshje intensive shiu, por prej dy ditësh edhe me reshje dëbore, veçanërisht në veri. Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë nisur dhe në Shkodër, por situata s’është problematike.
Borëpastrueset dhe punëtorë të Bashkisë Shkodër janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë-Theth, në Qafë Thorë.
Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshjet e dëborës edhe në qytetin e Peshkopisë. Temperaturat janë ulur në vlerat 0 gradë celsius. Në zonat malore mbi 700 metra, ka mbi 5 cm borë, ndërsa në qytet nuk ka vënë shtresë. Në baypasin e Murrizit dhe në aksin Peshkopi -Kukës ka rreth 5 cm por nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.