Kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta ne një konference për mediat, ka denoncuar sot Bordin e Transparencës qe nuk merr masa për te ulur çmimin e karburanteve ne vend.
Meta e ka quajtur Bordin “e rrjepjes” se qytetareve, teksa ka akuzuar se “punohet në funksion të krye oligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij”.
“Jemi sot këtu bashkë me deputetin e Partisë së Lirisë Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që Bordi i rrjepjes së çdo qytetari përmes çmimeve spekulative të naftës po i bën çdo ditë shqiptarëve. E qartë tashmë kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele më të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi vetëm këtu ne vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë aktualisht, 170 leke në Maqedoni, 160 lekë në Mal të Zi. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij“, tha Meta.
“Grumbullohen 200 mln euro nga taksa e qarkullimit”/ Meta: Vetëm 20 mln investohet, të tjerat shkojnë për PPP-të. Shqiptarët po grabiten për çdo litër naftë!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për vjedhjen e taksave të shqiptarëve përmes taksës së qarkullimit.
“Çfarë ndodh me taksën e qarkullimit? Grumbullohet rreth 200 mln euro në vit dhe kjo taksë përdoret 20 mln euro për mirëmbajtje. 200 mln grumbullohen me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve. Vetëm 20 mln investohet në mirëmbajtje, ku shkojnë 180 mln euro të tjera. Sigurisht që shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve, koncesioneve. Po të shkonin të gjitha për mirëmbajtje, nuk do ishte kjo gjendje e mjerueshme e rrugëve. Nuk do të ishte kjo gjendje me gropa e autostradave që nga Tirana-Durrës, Thumanë-Kamëz që rëndon të gjithë trafikun e Shqipërisë dhe gjithë vendin. Jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepje. Në një gjendje ku çmimet po shkojnë në qiell dhe po grabiten të gjithë qytetarët shqiptarë për çdo litër naftë.”, tha Ilir Meta.