Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ‘zbardhur’ prapaskenat e shkarkimit të Gledis Nanos nga detyra e drejtorit të policisë.
“Kompania gjigante është e mirëpritur qe të ndërtojë sipas ligjeve të vendit, të ndërtojë centrale, apo për gazin e lëngët. Jo në këtë mënyrë. Ky është shkatërrim i gjithanshëm. Po bëhet gjithçka që ajo rezervë të zhduket, në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve se shpëtimin e keni nga vjedhjet e tij, gjeneratorët. Nuk mund të ketë as në tregime, në fantazi akte të tilla vjedhje. Shkarkohet pa asnjë shkak drejtori i përgjithshëm i policisë. S’po them se përfaqësonte ndonjë zyrtare të mirëfilltë, por e vërteta është që ai pati fatin që bjeri në korrent. Korenti ishte afera e call cetren ku doli emri i Olsi Ramës. Skema ishte në Tiranë, vjedhja në Gjermani. Autoritetet gjermane iu drejtuan policisë shqiptare, këtij. Iku Nano sepse 2.2 tonë drogë në ngarkesën e fundit nuk shkuan nga skafet, por nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion unë tha; nuk merrem me skafe por me vela. Na dolën velat transportuese kryesore. Nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase, por patë naivitetin dhe jo sinqeritetin. Ai pati naivitetin që këto mos t’i mbulojë. Po kush iku tjetër me të?”, tha Berisha.
PD ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale/ Nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Korça, ja si do të bëhet ndarja e grupeve të punës!
Partia Demokratike ka ‘ndezur motorët’ për zgjedhjet e ardhme lokale që do të mbahen në vitin 2023. Mësohet se kryeqyteti, do të ndahet në 5 zona elektorale.
Kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike:
Qarku Kukës – Isuf Çela.
Qarku Dibër – Xhelal Mziu.
Qarku Shkodër – Bardh Spahia.
Qarku Lezhë – Jozefina Topalli.
Qarku Durrës – Oerd Bylykbashi.
Qarku Berat – Tomorr Alizoti
Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.
Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4
Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12
Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16
Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.
Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë