Apple të hënën u gjobit me 1.8 miliardë euro nga Bashkimit Evropian për shkelje të konkurrencës midis rivalëve të transmetimit të muzikës. Një dënim i rëndë ndaj gjigantit të teknologjisë në një betejë të gjatë për shkak të rolit të fuqishëm që luan në App Store.
Dënimi i shpallur nga BE, vjen pas një hetimi pesëvjeçar të vënë në lëvizje nga një prej rivalëve të tij më të mëdhenj, Spotify. Rregullatorët thanë se Apple përdori ilegalisht dominimin e saj në App Store për të larguar rivalët.
“Për një dekadë, Apple abuzoi me pozitën e saj dominuese në treg për shpërndarjen e aplikacioneve të transmetimit të muzikës përmes App Store. Që tani e tutje Apple do të duhet të lejojë zhvilluesit e transmetimit të muzikës të komunikojnë lirshëm me përdoruesit e tyre. Madhësia e gjobës, pasqyron fuqinë financiare të Apple dhe dëmin që sjellja e Apple u shkaktoi miliona përdoruesve evropianë”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian që mbikëqyr politikën e konkurrencës.
Rregullatorët në Holandë dhe Korenë e Jugut kanë miratuar ligje ose urdhra për të detyruar Apple të lejojë shërbimet alternative të pagesave, por Apple ka shpërfillur kryesisht sfidat e rregullatorëve.