Fotografia e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari është vendosur në një billbord në sheshin më të madh në botë”Times Square” në SHBA.
Një gjë e tillë u realizua nga kompania shqiptaro-amerikane Tafingo që vepron në SHBA dhe Kosovë dhe çdo vit zgjedh nga një simbol për përkujtimin e pavarësisë.
Në mesazhin e billbordit, SHBA falënderohet për ndihmën që ka dhënë për për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.
“Me këtë duam t’i tregojmë Amerikes që ne jemi falënderues gjithmonë për ndihmën e saj dhe nuk do t’ia harrojmë kurrë”, thanë Atdhe dhe Dren Deva, pronarët e kompanisë.