Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se nuk është vendosur në dijeni dhe nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj tij pas kallëzimit që ka bërë Halit Valteri.
Në një intervistë për Syri.net, Meta tha se nëse do të ketë një thirrje për të, ai do të shkojë dhe do të bëjë transparencë për të gjitha pyetjet dhe etapat e hetimeve.
Ish-Presidenti shprehet i pashqetësuar nga hetimet e SPAK, për të cilën thotë që le të bëjnë se çfarë të duan.
“Kush do që të shkojë me Ramoviçin në fund të detit, janë të lirë” – thotë Meta.
Pjesë nga intervista:
Meta: Kjo tregion që u dashkan 2-3 javë nga një institucion që besohej se do bënte ndonjë çudi të madhe këtu, për një certifikatë ku përmes e-albanias muynd ta gjenin. Arsyeja është që të prodhohen lajme për shkak të hallin që e ka zënë Edi Ramën përballë një opozite të vërtetë. Është një tregues i qartë i mungesës së seriozitetit nga institucionet që janë të kontrolluara nga kryeministri aktual.
Pyetje: Jeni njoftuar zyrtarisht?
Meta: Së pari ju e dini që nuk kam qenë bashkëpunëtor i regjimit të Kristaqit. Nuk më intereson se për çfarë hetojnë. Unë kam 30 vite që jam nën hetim që kur jam futur në politikë. Unë që në moshën 22-vjeçare kam qenë nën hetim. Më kanë kërcënuar që të largohesha nga Shqipëria. Përtdorimi i drejtësisë, ka qenë dhe mbetet një sport. Jemi të dytët në botë për rryshfetin pas Zambias. Jemi pas Zimbabve për aferën e inceneratorëve.
Pyetje: Po ju hetojnë për atë që quhet si çështja e dosjes?
Meta: Unë nuk e di se çfarë hetojnë ata. Të hetojnë çfarë të kenë dëshirë. Unë jam këtu përballë jush, siç janë ata përbalklë regjimit të Ramoviçit. Ka kaluar në kohën shtesë. Kjo për shkak të opozitës së korruptuar. Janë përpëlitjet e fundit që duan të shkojnë në fund të detit me Ramaviçin. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë. Jam përballur gjithmonë. Ka një thirrje për mua, do shkoj dhe do ju përgjigjem. Kur të dalë do ju bëj të qartë pyetjet dhe përgjigjet që kanë bërë.
Pyetje: Jeni në dijeni?
Meta: Nuk kam asnjë dijeni dhe nuk kam asnjë interes
Pyetje: Jeni thirrur për këtë çështje?
Meta: Nuk jam thirrur. Kolegët tuaj publikuar përpara zgjedhjeve listën me patronazhistët. SPAK-u në vend që të ndërmerrte iniciativa kundër atyre që keqpërdorën të dhënat e qytetarëve, vajti të merrej me LAPSI-n dhe kompjuterët e kolegëve tuaj. Nuk kemi çfarë të flasim për seriozitetin e këtyre inceneratorëve.