Aktori i mirënjohur, Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga posti si anëtar i Këshillit Drejtues në Radio Televizionin Shqiptar. Vetëm 1 muaj pasi u zgjodh me shumicë votash në Parlament, aktori ka marrë këtë vendim, arsyet e të cilit ende nuk dihen. Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH më 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër.
Flutura Açka, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.