Është gati projekti indian për një avion-taksi. Startup ‘The ePlane’ bën te ditur se brenda pranverës së ardhshme do të prezantohet edhe prototipi i parë i këtij mjeti. Sipas themeluesit të kompanisë ky mini-avion mund të mbajë në bord deri në 4 persona dhe gjithashtu sipas nevojës mund të transformohet edhe në ambulancë.
Me këtë mjet fluturues që do jetë elektrik, synimi fillestar i kompanisë është evitimi i trafikut tejet i rënduar dhe është projektuar në mënyrë që distancat që kërkojnë një orë me automjet, me këtë avion personal të përshkohen për me pak se 15 minuta.
Ndërkohë që kompania ka bërë të ditur gjithashtu se së shpejti në treg do mbërrijnë edhe dronë që mund të transportojnë pako me peshë nga 2-6 kg.