Vitamina D ndikon dukshëm në rritjen e rezistencës ndaj sëmundjeve tumorale, pasi forcon përgjigjen e sistemit imunitar. Një punë kërkimore frut i një bashkëpunimi të ekipeve amerikane dhe daneze, ka testuar mbi kaviet në laborator një regjim ushqimor të pasur me vitaminë D.
Kaviet reagonin më mirë ndaj trajtimeve dhe e kishin rezistencën imunitare dukshëm më efikase. Gjatë fazën së eksperimenteve, autorët e studimit vëzhguan që vitamina D vepron pozitivisht edhe në zorrë, duke favorizuar një bakter të mirë.
Më herët, nëpërmjet studimeve të mëparshme, ishte dalluar një lidhje e nivelit të ulët të vitaminës D në një organizëm dhe riskut për t’u prekur nga sëmundjet tumorale, por tashmë lidhja shkak efekt është konfirmuese.
Tashmë studime të tjera do të kryhen për të pasur rikonfirmime shkencore në efektet e vitaminës D për parandalimin dhe kurimin e këtyre sëmundjeve.