Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë gjatë një festë në një lagje të qytetin amerikan të Memphis.
‘Kjo ishte një festë që po ndodhte me sa dimë, pa leje. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 200 deri në 300 persona. Ne qëndrojmë së bashku për të denoncuar aktet e pakuptimta të dhunës në komunitetin tonë. Po punojmë pa u lodhur për të identifikuar personat që u përfshinë në këtë ngjarje’, tha shefja e policisë Cerelyn Davis.
Sipas policisë një nga personat e plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën ndërsa një tjetër ka dalë nga spitali.
Departamenti i policisë fillimisht kishte raportuar gjithsej 16 viktima me armë zjarri, por më vonë nga hetimet pasuese rezultoi se kishte tetë viktima, duke përfshirë dy personat që humbën jetën. Hetimet për ngjarjen e rëndë janë në vazhdim. Policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në vendngjarje dhe po kërkon autorët.