Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në rrjetet sociale thotë se koha për referendum po vjen përgjithmonë. Meta thekson se koha kur “pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve” ka përfunduar.
“Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit”.
POSTIMI I PLOTE
Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë! Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt! Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada. Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë. Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit.