Policia greke ka arrestuar ish-efektivin e Forcave Operacionale në DVP Berat, Amarildo Kureta, i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge.
32-vjeçari punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Kureta ka qenë pjesë e Forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ish-efektivi kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur me pushime kur është arrestuar në doganën greke.