Çifti i njohur i Big Brother Vip Kosova 1 duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Bëhet fjalë për Andin dhe Gresën. Disa ditë më parë, Andi postoi një foto ku ishte i përqafuar me Gresën dhe shkruante se “Kështu do na keni deri në pleqëri”, por si duhet nuk arritën që ta mbanin këtë premtim.
Burime për “Prive” kanë raportuar se pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.
Modelja ka vendosur që t’i vijojë pushimet e saj vetëm, ndërkohë që Andi është kthyer në Kosovë.