Rreziku se situata në veri mund të rrëshqasë në një konflikt rajonal është paralajmëruar nga emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Një gjë të tillë e ka kundërshtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithatë vlerësohet se situata është alarmante.
“Kemi situata të tensionuara, siç është rasti në veri, përshkallëzimi gjithmonë mund të jetë vetëm lokal, por edhe rajonal sepse po flasim për dy etni të cilat kanë banorë edhe jashtë kufirit të Kosovës dhe Serbisë.”– tha Dritëro Arifi, njohës i çështjeve politike.
Kosovës i kërkohet të ulet në tryezën e diskutimit që të gjejë zgjidhje me ndërkombëtarët për de-eskalim.
Në forma të tjera nuk besoj se mund ta zgjidhim problemi. Sepse kemi mbetur në problem me gjithë provokimet që vijnë nga bandat por edhe Serbia, me rrëmbimin e policëve. E kemi një situatë edhe më të komplikuar se që kishim para një jave.
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të udhëtuar në Bruksel, duke thënë që pranon zgjedhje të reja, por sundimi i ligjit është kusht për largimin e policisë.
Nga janë të nevojshme takimet në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. Tani e kam të qartë se presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar, e tani ankohet dhe pendohet që ka thënë PO, që e ka pranuar atë marrëveshje, që do të thotë njohje de facto të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian njofton se nuk kanë marrë ende konfirmim nga Kosova e Serbia për takimin që ftoi shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.