Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se seksi është më i mirë në verë. Më shumë se çdo kohë tjetër të vitit, trafiku në aplikacionet e takimeve dhe faqet pornografike rritet. Megjithatë, rritja e interesit romantik nuk është e dukshme vetëm në botën dixhitale, por edhe në jetën tonë reale. Në muajt e verës shitja e prezervativëve rritet dhe është e qartë se njerëzit duan më shumë seks.
Nëse përpiqemi ta shpjegojmë biologjikisht, do të fokusohemi në rritjen e prodhimit të serotoninës për shkak të ekspozimit më të madh në diell. Rritja e serotoninës do të thotë një humor më i mirë, kështu që njerëzit janë më të hapur ndaj gjërave të reja dhe njohjeve të reja.
Sigurisht që mund të luajë rolin e vet edhe emocioni që sjellin festat.
Ka disa arsye pse seksi është më i mirë në verë.
- Ne kujdesemi më mirë për trupin tonë dhe kemi më shumë vetëbesim.
- Jemi nxirë dhe ndihemi më seksi dhe e tregojmë.
- Relaksohemi nga stresi i përditshmërisë dhe kënaqemi më shumë.
- Vapa sjell më shumë dëshirë për seks
- Ne duam të zbulojmë më shumë gjëra ndërsa vizitojmë më shumë vende.
- Ka më shumë mundësi për të provuar diçka ndryshe me partnerin tonë.
- Ka më shumë mundësi për seks nëse nuk keni partner.
- Koktejet shpesh na ndihmojnë të jemi më të relaksuar dhe më të hapur.
- Ne përgjithësisht kemi një humor më të mirë psikologjik.
- Meshkujt, për disa arsye, janë më seksi gjatë verës.