Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për “shpifje” të bërë nga Lulzim Basha kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ky vendim është marrë pasi në seancë nuk është paraqitur as Lulzim Basha dhe as avokatët e tij.
Basha paditi Veliaj, pas akuzave të këtij të fundit se ish kryedemokrati u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar pa leje.
Sipas, Partisë Demokratike kjo akuzë erdhi me qëllim dëmtimin e imazhit të Lulzim Bashës.