DASHI
Fundi i muajit sjell pozitivitet dhe energji të reja në dashuri. Për sa i përket punës, mund të jeni pak të dyshimtë për hapat e ardhshëm. Mundohuni të kuptoni se cilën rrugë duhet të ndiqni, nëse nuk doni të bëni gabime të mëdha.
DEMI
Në dashuri do të keni një dozë të mirë energjie që duhet shfrytëzuar në maksimum. Për sa i përket punës, është mirë që punët e papërfunduara t’i shtyni për javën e ardhshme.
BINJAKËT
Në dashuri duhet të përpiqeni të diskutoni ballë për ballë me partnerin për t’u sqaruar. Në punë nuk jeni plotësisht të kënaqur, por jeni të përkushtuar për të planifikuar një të ardhme të re.
GAFORRJA
Në dashuri duhet të jeni të duruar. Megjithatë, sa i përket punës, yjet ndihmojnë edhe nëse mund të lindin grindje apo keqkuptime në zyrë. Mundohuni të mos debatoni pa nevojë me kolegët dhe eprorët, nuk ia vlen.
LUANI
Në dashuri duhet të jetoni në maksimum emocionet tuaja dhe të mësoni nga gabimet e së shkuarës. Në punë është më mirë të mos prisni përgjigje të menjëhershme, por të jeni të duruar. Rezultatet do të vijnë. Kini besim.
VIRGJËRESHA
Në dashuri duhet maturi, sidomos në këtë ditë. Në punë, mos shani, por merrini gjërat në mënyrë më diplomatike. Ne kemi nevojë për më shumë qetësi dhe për të mos u kapur nga ankthi, veçanërisht kur diçka nuk shkon ashtu siç do të dëshironit.
PESHORJA
Pak qetësi kthehet në dashuri dhe gjithashtu mundësia për të takuar dikë të ri. Në punë është një ditë e mirë plot energji. Shfrytëzojeni sa më shumë, për të treguar talentin tuaj dhe për të marrë kënaqësi më të madhe nga vetja.
AKREPI
Marrëdhëniet e qëndrueshme favorizohen në dashuri dhe mund të hedhin themelet, për një të ardhme rozë. Në punë është Jupiteri që iu jep dorën për t’u rikuperuar.
SHIGJETARI
Dita është ideale për emocione, por mos i nënvlerësoni njohjet e reja. Ndoshta dikush tani mund të dalë i veçantë, madje edhe shpirti binjak i shumëpritur dhe i ëndërruar prej jush. Ka ndryshime në punë. Por mos u ngatërroni.
BRICJAPI
Në dashuri fundi i muajit është shumë interesant, prandaj lërini emocionet tuaja të shprehen lirshëm. Në punë, ka shumë gjëra për të menaxhuar, por përpiquni të ndani kohën tuaj. Duhet të jeni me njerëzit e dashur, të shijoni pak relaksim dhe të ushtroni hobet e tuaja.
UJORI
Në dashuri është më mirë të mos rrezikoni të shkoni shumë larg. Sa i përket punës, megjithatë, vijnë përgjigje dhe konfirmime. I keni pritur për një kohë të gjatë.
PESHQIT
Në dashuri hëna është në anën tuaj dhe ofron emocione për t’u përjetuar në maksimum. Në punë mirë për bashkëpunime të reja, por ju duhet të jeni ai që do të vendosni mbi gjithçka. Vetëm kështu mund të ketë hierarki dhe seriozitet.