Pas takimeve me ministrave, kryeministri Edi Rama ka thirrur në mbledhje drejtorët e policive vendore. Takimi është mbajtur në vilën 30 në Tiranë, pjesë e së cilit ka qenë dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ky takim vjen në vazhdën e bilancit për vitin 2022, ku policia ka qenë protagoniste edhe në ngjaje kriminale.
Sfida më e madhe e policisë është gjetja e Ervis Martinajt. Edhe pse i zhdukur që në gusht për fatin e tij nuk ka asnjë informacion. Këtë vit u regjistruan 50 vrasje, nga 43 që ishin një vit më parë. Edhe për këtë vit janë disa sfida që duhet të përballet, mes tyre edhe zgjedhje lokale të majit, për të garantuar sigurinë publike në fushatë elektorale.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që e ka quajtur si shkelje të ligjit.
“Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral”, shkruan Berisha.
Më herët Rama ka zhvilluar takim me ministrat duke bërë analizën e 2022 dhe punët për 2023.