Ish-kryeministri Sali Berisha ne një deklaratë për mediat është ndalur tek ajo që ai e quan afera e Portit të Durrësit. Sipas kreut të PD, kjo është një nga aferat korruptive më të mëdha në Evropë, duke akuzuar kryeministrin Rama se kërkon të ndërtojë Dubain e shtëpisë së tij. Sipas Berishës, Rama ka përvetësuar 1 mln metër katror truall për ndërtime, e barabartë kjo me 3 mld euro.
“ Porti i Durrësit, i cili në shekuj dhe mijëvjeçar i ka dhënë Shqipërisë rolin më të rëndësishëm dhe strategjik në rajon , përcaktohet nga komisioni i transportit të BE së bashku me Portin e Tivarit, si njëri nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE cka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire. Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrësit me grupe interesi dhe me asnjë tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, de facto po shndërron portin në Dubain e familjes së tij. Afera e portit të Durrësit deri më sot është afera me korruptive gjigante në Evropë. Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv, antiligjor i Edi Ramës. Rama dhe kompania e tij përvetësoi mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me 3 mld euro.”, tha Berisha.
“Hiq dorë nga projekti i vjedhjes”/ Porti i ri i Durrësit, denoncimi i Berishës: Do rritet kostoja e transportit, gjobë për taksapaguesit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se me koston e fryrë të këtij porti të ri që do të duhet një dekadë për ta përfunduar, do të sjellë rritje të kostos së transportit të mallrave. Sipas Berishës kjo është gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë.
“Pas tij qëndron atje Vuçic, ndërsa këtu vasali i tij, Edi Rama. Por dëmi i është i pallogaritshëm, pasi me këtë lëvizje taksapaguesi shqiptar gjobitet me 1 mld euro. Sipas Edi Ramës, do të përdoren për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Po të kemi parasysh se ky ndërtim kërkon 1 dekadë për t’u kompeltuar, po të kemi parasysh spostimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme. Gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë. Denoncoj këtë aferë korruptive të përmasave të parapara. I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet port strategjik i rajonit dhe BE-së.”, tha Berisha.