Në këtë fillim pranvere në zonat malore të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Në qarkun e Kukësit, në zonat malore gjatë natës ka patur reshje shiu dhe në lartësitë 800 m reshje bore. Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje.
Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave. Raportohet se akset rrugore janë të kalueshme dhe se nuk ka probleme me qarkullimin. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjencë.
Rrugët bashkiake janë të kalueshme normalisht. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç fshatrave Llugaj, fshatrat Dragobi dhe Valbonë. Në fshatrat Golaj dhe Fajza e fshati Myç në Has. Pjesa tjetër e Qarkut furnizohet normalisht me energji dhe ujë të pijshëm.
Megjithëse jemi në javën e fundit të muajit mars, në disa zona malore të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Raportohet se akset rrugore janë të kalueshme dhe se nuk ka probleme me qarkullimin.
Konkretisht në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1200 m reshje bore.