Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane ka deklaruar se inflacioni është ende i lartë, e ndërsa pas deklaratës së saj, euro ka pësuar një rritje me 0.2% kundrejt dollarit amerikan.
“Një rregullim i madh i politikës është tashmë prapa nesh: që nga korriku i kaluar ne kemi rritur normat e interesit me 350 pikë bazë. Megjithatë, inflacioni është ende e lartë dhe pasiguria rreth kursit të saj është rritur. Kjo e bën të nevojshme një strategji të fortë për të ardhmen,” tha Lagarde në një fjalim sot.
Megjithatë, ajo shtoi se po punohet shumë fort që inflacioni të arrijë në masën 2%.
“Por bota mund të jetë e sigurt për një gjë: ne do të arrijmë stabilitetin e çmimeve dhe do ta kthejmë inflacionin në 2% gjatë afatit të mesëm është i panegociueshëm,” shtoi Lagarde.
Rritja e çmimeve është ndjerë në çdo vend të botës, përfshirë edhe Shqipërinë ku inflacioni është rreth 7%.