Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Anyang në provincën Henan të Kinës qendrore. Zjarri i rënë në një fabrikë që tregtonte kimikate ju ka marrë jetë 38 personave dhe ka plagosur 2 të tjerë.
Për të shpëtuar punonjësit të cilët ndodheshin në fabrikë në momentin e shpërthimit të zjarrit u angazhuan 200 forca dhe 60 mjete zjarrfikëse. Sipas mediave vendase 2 punonjës rezultojnë të zhdukur dhe mundësia që të nxirren me shenja jete janë të pakta.
Zjarri shpërtheu në një fabrikë që i përkiste një firme të vogël, në pronësi private në ‘zonën e teknologjisë së lartë’ të Anyang.