Mbi 930 hektarë bimësi janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në kufirin Francë-Spanjë. Rreth 300 banorë janë evakuuar ndërsa janë mbyllur disa akse rrugore.
Rreth 360 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve që përfshinë disa fshatra.
Qeveria katalanase ka dërguar nëntë ekipe zjarrfikëse për të shuar flakët në anën franceze të kufirit. Spanja por edhe Jugu i Francës është përballur me zjarre edhe gjatë dimrit, pas një verë me temperatura ekstreme.