Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka sjellë një ‘ndërgjegjësim’ të SPAK i cili ditën e sotme ka thirrur në ambientet e tij kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi i cili e mban këtë post që prej vitit 2015. Burime konfirmojnë se Bushi ka abuzuar me tenderat. Për Artur Bushin ka 7 kallëzime për abuzim me tenderat, ku 2 prej tyre janë dërguar në rrethe, 1 në SPAK dhe 4 janë pushuar.
Ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako i cili qëndroi për rreth 3 orë përpara prokurorëve.
Nuk dihet nëse Dako dhe Bushi janë pyetur dhe kanë deklaruar për të njëjtën problematikë.