Mes polemikash e akuzash, sot pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Votimi do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 2 mars të vitit 2019.
Kandidatë janë kryetari aktual Spahiu, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.