Një sipërmarrës greko-amerikan do të jetë lideri i ri i partisë së dytë më të madhe në Greqi, Syriza. Stefanos Kasselakis, i cili shpalli kandidaturën e tij për postin katër javë më parë, fitoi 56.69% të votave.
Rreth 133.600 votues votuan në rreth 537 qendra votimi në mbarë Greqinë, ndërsa nga Syriza e përshkruan pjesëmarrjen si mbresëlënëse dhe treguese të dëshirës për të parë një parti opozitare të rigjallëruar dhe të fortë përball qeverisë së Mitsotakis.
Ndër prioritetet e politikave të propozuara nga biznesmeni janë lehtësimi drastik i taksave për punonjësit e sektorit privat dhe publik, ndarja e kishës nga shteti, reformat në drejtësi, shtetësia për fëmijët emigrantë të lindur dhe rritur në Greqi dhe legalizimi i martesave të të njëjtit seks.
Marrja e drejtimit të partisë vjen pas humbjes së dyfishtë të Syriza në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në maj dhe qershor.